Klan Kosova: Kështu i kanë ndarë Ministritë Kurti dhe Mustafa

Klan Kosova: Kështu i kanë ndarë Ministritë Kurti dhe Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas një procesi të gjatë bisedimesh, janë marrë vesh për mënyrën sipas së cilës do t’i ndajnë ministritë në koalicionin e ardhshëm qeveritar. Dy partitë që nga zgjedhjet e 6 tetorit dolën fituese dhe që paraprakisht, në një proces shumë më të shpejtë e me më pak telashe […]

Dy partitë që nga zgjedhjet e 6 tetorit dolën fituese dhe që paraprakisht, në një proces shumë më të shpejtë e me më pak telashe qenë marrë vesh për programin, kanë arritur që t’i ndajnë edhe pozitat qeverisëse.

Megjithëse, pas dështimit të takimeve të fundit, në media kishte dalë lajmi se heshtat mes VV dhe LDK ishin thyer në kërkesat e kësaj të fundit për postin e presidentit dhe Ministrinë e Brendshme, të dyja janë akomoduar brenda dakordësimit.

Në marrëveshjen e arritur, të cilën e ka siguruar Klan Kosova, Ministria e Financave, Ministria e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë do të drejtohen nga ministra të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Siç ka ndodhur zakonisht në marrëveshjet për bërjen e qeverive në Kosovë, Ministria e Kthimit i takon minoritetit serb, ndërsa habitshëm – edhe sepse LDK e kishte udhëhequr dikur këtë ministri, edhe për faktin se VV-ja e ka pasur pjesë të narrativit të saj politik gjatë kohë – është vendosur që Ministria e Kulturës t’i takojë minoriteteve tjera.

Dakordësimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është arritur edhe për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, që do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila atë do t’ia besojë Vjosa Osmanit.

Dhe, megjithëse ishte çështja më e diskutuar dhe një prej arsyeve që herë njëra e herë tjetra palë paralajmëronte se mund ta prishte krejt marrëveshjen, për postin e presidentit të dy partitë janë marrë vesh që të merren vesh pas një viti.

Kjo marrëveshje i çel rrugë finalizimit të bashkëpunimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeverinë e ardhshme, si dhe lehtëson seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi më 24 dhjetor të këtij viti.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik