Kjo është arsyeja pse ministri i Republika Serpska e goditi me shuplakë deputetin dhe e quajti majmun

Ministri i Brendshëm i Republikës Serbe në Bosnjë, Dragan Lukaq ka goditur me shuplakë deputetin e NSRS-së, Drasko Stanivukoviq. Ky incident ka ndodhur për shkak të vendosjes së disa flamujve të NATO-s në brenda Kuvendin te BeH nga ana e deputetit Drasko Stanivukoviq. Llukaç gjatë kohës që po mbante fjalë në Kuvendin Popullor të RS […]
Ministri i Brendshëm i Republikës Serbe në Bosnjë, Dragan Lukaq ka goditur me shuplakë deputetin e NSRS-së, Drasko Stanivukoviq.
Ky incident ka ndodhur për shkak të vendosjes së disa flamujve të NATO-s në brenda Kuvendin te BeH nga ana e deputetit Drasko Stanivukoviq.
Llukaç gjatë kohës që po mbante fjalë në Kuvendin Popullor të RS në lidhje me Programin e reformave në BeH, e kishte qortuar Stanivukoviqin, i cili bashkë me disa opozitarë të tjerë kishte futur në sallë flamuj të vegjël të NATO-s, duke i thënë se ‘do të përfundoni si ata flamuj’
“Derisa unë po luftoja, mbi kokën time, aeroplanët e NATO-s po fluturonin. Mendoja nëse bomba e tyre do të shpërthente mbi mua. Ju ishit i vogël në atë kohë, por duhet të dini disa gjëra tani. Mos i sillni më në Kuvend, ngase do të përfundoni si ata flamuj”, u shpreh ai.
Më pas, Stanivukoviq i afrohet Llukaçit me qëllim që t’i sqarohet për këtë çështje.
Pas kësaj, ministri Stanivukoviq iu afrua Lukaqit e quajti majmun dhe pastaj e goditi shuplakë.
Flamujt ishin shenjë proteste, meqë Stanivukoviq konsideronte (Millorad) Dodik përmes nënshkrimit në Programin e reformave, që dje i është dërguar NATO-s ka shkelur “neutralitetin ushtarak të RS-së”./Periskopi/











