Kështu kryhet puna: Liverpooli për një minut e përfundon misionin kundër Salzburgut dhe vazhdon nga pozita e parë

Liverpooli e ka kryer punën me shpejtësi të dritës kundër Salzburgut, në ndeshjen e vlefshme për Grupin E në Champions League. “Të Kuqtë” shënuan dy gola brenda një minuti për të siguruar një fitore 2-0 si mysafir, shkruan Periskopi. Fantastike apo jo? Epo, nëse mendoni se ta lexoni është interesante, duhet t’i shikoni golat. Fillimisht, […]
“Të Kuqtë” shënuan dy gola brenda një minuti për të siguruar një fitore 2-0 si mysafir, shkruan Periskopi.
Fantastike apo jo? Epo, nëse mendoni se ta lexoni është interesante, duhet t’i shikoni golat.
Fillimisht, Sadio Mane bëri një vrapim brilant duke lënë për “të vdekur” një prej mbrojtësve të nikoqirëve, para se të asistonte në golin e parë për Naby Keitan, i cili realizoi me kokë në minutën e 57-të.
Pa një, pa dy, Liverpooli ende pa marrë frymë mirë nga goli i parë, shënoi edhe të dytin, kësaj radhe me anë të Mohamed Salahut, i cili shënoi në minutën e 58-të nga një kënd i pamundur.
Nga Grupi E, “Të Kuqtë” vazhdojnë tutje me 13 pikë si liderë, ndërsa Napoli ka siguruar vendin e dytë pasi mposhti 4-0 Genkun në përballjen tjetër. /Periskopi.com/












