Kadri Veseli niset për Hagë: Jam krenar që kam qenë pjesë e UÇK-së

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli është nisur para pak minutash për në Hagë, përcjellë Periskopi. Para se të hynte në aeroport ai u prononcua para medieve. Ndër të tjera ai theksoi se lufta e UÇK-së është e pastër. “Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është një moment ndërkombëtarë […]
Para se të hynte në aeroport ai u prononcua para medieve.
Ndër të tjera ai theksoi se lufta e UÇK-së është e pastër.
“Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të, luftës së UÇK-së. Çdo luftëtarë i lirisë është krenar që ka pas fatin t’i shërbejë atdheut të vet. Edhe unë jam shumë krenar, e falënderoj zotin për këtë. Dua të them të rikonfirmojë edhe një herë me asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të asaj jetës sime krenare. Historia e UÇK-së është historia e të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, u shpreh Veseli. /PERISKOPI












