Juventusi i gatshëm për afatin e janarit, në gjah për tre mesfushorët e njohur

Juventusi mbrëmë është mposhtur në Superkupën e Italisë kundër Lazios me rezultat të thellë 3-1, shkruan Periskopi. Në miniafatin e janarit, Juventusi pret të përforcojë edhe më shumë mesfushën e saj. Zonja e Vjetër është në gjueti për tre mesfushorët, Ivan Rakitic, Leandro Paredes dhe Sandro Tonali të cilët janë prioritet i klubit. Sipas Calciomercato, […]
Në miniafatin e janarit, Juventusi pret të përforcojë edhe më shumë mesfushën e saj.
Zonja e Vjetër është në gjueti për tre mesfushorët, Ivan Rakitic, Leandro Paredes dhe Sandro Tonali të cilët janë prioritet i klubit.
Sipas Calciomercato, gjiganti italian ka kthyer interesimin për mesfushorin e Barcelonës, Rakitic, ndërsa në listë janë shtuar Paredes i PSG-se dhe Tonali i Brescias.
Juventus pozicionohet në vendin e dytë me 42 pikë të grumbulluara aq sa ka kryesuesi, Inter. /Periskopi/












