Joshua i tmerruar pasi e kupton sa peshon Ruiz, kërkon që t’i ndryshohet kategoria

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr do të ndeshen me njëri-tjetrin nesër mbrëma në Arabinë Saudite, por meksikani do të futet në meç duke e ditur se peshon 21 kilogramë më shumë se kundërshtari i tij. Joshua dhe Ruiz Jr të dy u peshuan sot pasdite dhe pavarësisht se pati shumë spekulime se kampioni aktual […]
Joshua dhe Ruiz Jr të dy u peshuan sot pasdite dhe pavarësisht se pati shumë spekulime se kampioni aktual kishte humbur shumë kile, ai në fakt ka 19 kilogramë më shumë dhe është shumë më i madh se vetë Joshua, raporton Periskopi.
Jo shumë kohë më parë disa foto të Ruizit me më pak peshë shkuan viral, por duket se ai nuk ka humbur asnjë kilogram.
Pasi u matën në peshore, u kuptua se Ruiz peshon 128 kilogramë, krahasuar me 107 kilogramë sa peshon Joshua.
Të gjithë e dinin se Ruiz do të ishte më i rëndë, por askush nuk e dinte se do të ishte kaq shumë më i rëndë, sidomos Joshua, i cili foli pastaj për “Sky Sports” dhe dha mendimin e tij.
Ai u shpreh: “[Ruiz] është djalosh i madh. Ata duhet të bëjnë një division tjetër, super pesha të rënda, e kuptoni çka po them, sepse ka diferencë shumë të madhe.
“Por, arti i sportit është të goditësh dhe të mos goditesh.
“Imagjinoni të jeni 21 kilogramë më i rëndë dhe aq i shpejtë.” /Periskopi.com/












