Ja çfarë i bën enëve të gjakut vetëm një pije energjike

Ja çfarë i bën enëve të gjakut vetëm një pije energjike

Një hulumtim i realizuar nga Universitetit të Teksasit, i pari që tregon qartë rrezikun e sindromit metabolik të shkaktuar nga pijet energjike, ka treguar se këto të fundit e shkaktojnë gjendjen shëndetësore nëse konsumohen në baza ditore. Sipas studimit, mjafton një pije energjike për t’i ngushtuar enët e gjakut për 90 minuta pas konsumimit. Ngushtimi […]

Sipas studimit, mjafton një pije energjike për t’i ngushtuar enët e gjakut për 90 minuta pas konsumimit. Ngushtimi i tyre, sipas hulumtimit, çon në probleme shëndetësore, sikundër janë: sulmi në zemër dhe arresti kardiak, transmeton lajmi.net.

Për t’u realizuar kërkimi, ekipi nga radhët e Universitetit të Teksasit morën 44 studentë për mostra nga Shkolla e Mjekësisë McGovern.

Hulumtuesit deshën që t’i testojnë efektet e pijeve energjike në endohelium, shtresë e qelizave që gjendet në sipërfaqen e venave, arterieve dhe enëve të tjera të gjakut.

Para testimit, pjesëmarrësit konsumuan një pije energjike dhe, 90 minuta më pas, ekipi gjeti se diametri i brendshëm i enëve të gjakut ishte i përgjysmuar.

Kjo ndodh, sipas shkencëtarëve, pasi që përbërësit si kafeina, sheqeri, taurina dhe të tjerat çojnë në ngritje të sheqerit në gjak, gjë që shkakton reduktim të rrjedhës së gjakut në organet vitale trupore.

Dr. John Higgins, profesor i mjekësisë në Shkollën McGovern, ka folur edhe për rëndësinë e studimit që ka në rrethin shoqëror.

“Pasi pijet energjike po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara, është e rendësishme të studiohet efekti i këtyre pijeve tek ata njerëz që i përdorin vazhdimisht ato, si dhe për të përcaktuar më mirë nëse këto pije janë të sigurta për t’u konsumuar”, deklaroi Dr. Higgins.

Gjetjet e këtij studimi u prezantuan dhe u diskutuan në Sesionin Shkencor të Organizatës Amerikane të Zemrës në Çikago të SHBA-ve.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve