Ish-i i Man.United pas zyrtarizimit te West Ham: “Unë gjithmonë fitoj”

Trajneri më i ri i West Ham United, David Moyes sapo ka deklaruar se fitorja “është ajo çka ai bën”, dhe ka shtuar se pronarët e klubit kanë shfaqur “klasë të lartë” duke e risjellë atë në krye të klubit. Moyes do të zëvendësojë një emër tjetër të madh në futbollin ndërkombëtar, Manuel Pellegrinin, […]
Trajneri më i ri i West Ham United, David Moyes sapo ka deklaruar se fitorja “është ajo çka ai bën”, dhe ka shtuar se pronarët e klubit kanë shfaqur “klasë të lartë” duke e risjellë atë në krye të klubit.
Moyes do të zëvendësojë një emër tjetër të madh në futbollin ndërkombëtar, Manuel Pellegrinin, i cili i la Çekanët pak ditë më parë.
Ish trajneri i Man.United kishte qenë në krye të West Hamit edhe më herët duke arritur 37 pikë në 31 ndeshje në krye, e që kishte rezultuar në shpëtimin e klubit nga rënia prej ligës, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
“Ata [West Hami] po e marrin një trajner me shumë përvojë [për veten,” tha Moyes.
“Mendoj se janë vetëm dy apo tre trajnerë me një rekord më të mirë në Premier Ligë se sa unë. Kjo është ajo që unë e bëj, fitoj.”
“Unë jam këtu për t’i dhënë fitore West Hamit dhe për ta larguar nga treshja e poshtme [që dërgon një rang më poshtë.”
Kjo që z.Moyes tha në të vërtetë është e saktë. Vetëm Arsene Wenger dhe Sir Alex Ferguson kanë një rekord më të mirë fitoresh se sa ai. /Periskopi












