Interi do të heq të zitë e ullirit për t’i rikuperuar paratë e humbura mbrëmë: Minus 12 milionë për 90 minuta

Interi humb 12 milionë euro pas disfatës nga Barcelona Dështrimi i Interit për t’u kualifikuar në fazën e eleminimit direkt të Champions Leagues do t’i kushtojë klubit me 12.2 milionë euro, pavarësisht se theu rekorde në të ardhura për një ndeshje, shkruan Periskopi. Shifra prej 12.2 milionë eurove përfshin të drejtat televizive dhe bonueset nga […]
Dështrimi i Interit për t’u kualifikuar në fazën e eleminimit direkt të Champions Leagues do t’i kushtojë klubit me 12.2 milionë euro, pavarësisht se theu rekorde në të ardhura për një ndeshje, shkruan Periskopi.
Shifra prej 12.2 milionë eurove përfshin të drejtat televizive dhe bonueset nga UEFA kur kalohet në fazën tjetër.
Interi deri tani ka fituar 40.7 milionë euro për ecurinë në Champions League, por mund të fitojë shuma ekstra, me një minimum prej 3.4 milionë deri në 5.4 milionë euro, varësisht sa gjatë do të qëndrojnë në kompeticion Juventusi, Napoli dhe Atalanta.
Uebsajti që merret me raporte financiare raporton se Interit do t’i duhet ta fitojë Europa Leaguen dhe pastaj të luajë në Super Kupën Evropiane për t’i rikuperuar paratë e humbura mbrëmë. /Periskopi.com/












