Inter – Roma, formacionet e mundshme

Inter – Roma, formacionet e mundshme

Sonte do të luhet derbi i javës së 15-të në Serie A, ndërmjet Interit dhe Romës. Zikaltrit do të tentojnë me çdo kusht ta fitojnë këtë sfidë për të ruajtur kreun por edhe për të shpresuar te ndonjë fals i Juventusit në sfidën ndaj Lazios në kryeqytet për të krijuar një shkëputje më të madhe […]

Zikaltrit do të tentojnë me çdo kusht ta fitojnë këtë sfidë për të ruajtur kreun por edhe për të shpresuar te ndonjë fals i Juventusit në sfidën ndaj Lazios në kryeqytet për të krijuar një shkëputje më të madhe se një pikë nga bardhezinjtë.

Conte do të mbështetet si gjithmonë te dyshja e frikshme sulmuese Lukaku-Lautaro Martinez por problemi i madh i trajnerit qëndron te mesfusha aty ku pas Sensit dhe Barellas ka humbur edhe Gagliardinin dhe i ka me pikatore lojtarët.

Borja Valero pritet ta nisë si titullar ndërkohë që një opsion për këtë repart ku bëjnë pjesë edhe Brozovic e Vecino është edhe Asamoah i rikthyer nga dëmtimi.

Fonseca në krahun tjetër përveç mungesave të konfirmuara të Cristantes, Kluivert dhe Pastores ka në dyshim Dzekon për shkak të një gjendjeje gripale.

Nëse boshnjaku nuk ia del më shumë sesa Kalinic vendin e tij në majën e sulmit mund ta marrë Zaniolo si një 9-sh fals.

Interi vjen nga 5 fitore radhazi në Serie A, ndërkohë që Roma ka grumbulluar 12 pikë në 5 ndeshjet e fundit.

Në 3 sfidat e fundit në San Siro, Interi nuk ka fituar asnjëherë me Romën që ka regjistruar një fitore dhe 2 barazime në 2 sezonet e fundit që zikaltrit kishin Spallettin në stol./KosovaPress/

Formacionet e mundshme:

Inter: (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, de Vrij, Skriniar; Lazaro, Vecino, Brozovic, Valero, Biraghi; Martinez, Lukaku

Roma: (4-2-3-1): Lopez; Florenzi, Smalling, Mancini, Kolarov; Diaëara, Veretout; Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova