Igli Tare flet pasi përloti Ronaldon dhe i mori trofeun me Lazion: Thumbon tifozët

Igli Tare flet pasi përloti Ronaldon dhe i mori trofeun me Lazion: Thumbon tifozët

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për mediumet italiane pas suksesit të qiellorëve në ndeshjen kundër Juventusit në Superkupën e Italisë që u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite. Tare ka qenë mjaft i guximshëm në deklaratat e tij pas ndeshjes, madje duke thumbuar edhe vetë tifozët e klubit që e festuan fitoren […]

Tare ka qenë mjaft i guximshëm në deklaratat e tij pas ndeshjes, madje duke thumbuar edhe vetë tifozët e klubit që e festuan fitoren edhe pse e braktisën klubin kohë pas kohe.

“E ndërtuam të gjithë bashkë bashkë, prandaj është fitorja e një grupi të madh. Shpresoj të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë. Me kalimin e kohës ndikojnë shumë gjëra, por kur je i bindur se ke bërë një punë të mirë ke besim te rezultatet. Ky trofe është shumë i rëndësishëm, është konfirmimi i një skuadre të mrekullueshme. Merita është e trajnerit Inzaghi dhe e stafit të tij. Ata e dinë si t’i sistemojnë gjërat si në momentet negative dhe në ato pozitive”, tha Tare.

Më pas, z.Tare thumboi tifozët e Lazios që e duan këtë ekip vetëm kur skuadra fiton.

“Është një trofe që dua t’ua dedikoj edhe atyre kërpurdhave që dalin pas shiut. Kjo fitore është edhe për ata, që të mos të dalin vetëm kur fitojmë por edhe kur humbim, sepse skuadra ka nevojë për njerëzit e saj sidomos në këto momente”, shtoi ai.

Iu kujtojmë se mbrëmë Lazio fitoi bindshëm 3-1 ndaj Juventusit, ndërkohë që po luan mjaft mirë edhe në Serie A ku është në vendin e tretë dhe me gjasa reale për të luftuar edhe për titullin e kampionit. Cristiano Ronaldo, shumë i hidhëruar pas humbjes, e hoqi menjëherë medaljen nga qafa e tij. /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova