I jashtëzakonshmi Joshua: Faleminderit Ruiz, kemi bërë historinë

Në revanshin e vitit Anthony Joshua ka mposhtur Andy Ruiz Jr me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve, për të rikthyer titujt e botës në WBA, IBF, WBO dhe IBO, shkruan Periskopi. Britaniku u bë kampione bote për herë të dytë në karrierën e tij, dhe këtë gjë në të kaluarën e kanë arritur […]
Në revanshin e vitit Anthony Joshua ka mposhtur Andy Ruiz Jr me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve, për të rikthyer titujt e botës në WBA, IBF, WBO dhe IBO, shkruan Periskopi.
Britaniku u bë kampione bote për herë të dytë në karrierën e tij, dhe këtë gjë në të kaluarën e kanë arritur Muhamed Ali, Lennox Lewis, Evander Holyfield, Mike Tyson.
Sidoqoftë, një ditë pas triumfit të madh, boksieri britanik shkroi në Facebook një falënderim për ekipin e tij dhe kundërshtarin meksikan.
“Strategji dhe besnikëri! Unë nuk jam i përsosur por jam duke u përpjekur, një moment tjetër përcaktues për boksin britanik. Faleminderit gjithë ekipit tim, një natë që do ta kujtojmë dhe faleminderit Ruiz Jr. kemi bërë histori 2X“, ka shkruar Joshua. /Periskopi/













