Hoti: Zyrtarët e VV’së jokorrektë, megjithatë situata është normale

Hoti: Zyrtarët e VV’së jokorrektë, megjithatë situata është normale

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se negociatat mess Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë përfunduar, situata është normale dhe takimet do të vazhdojnë deri në një marrëveshje mes palëve. Hoti gjithashtu ka thënë se VV’ja nuk është fituese absolute e zgjedhjeve. Në një intervistë ai ka thënë se subjekti […]

Hoti gjithashtu ka thënë se VV’ja nuk është fituese absolute e zgjedhjeve. Në një intervistë ai ka thënë se subjekti i drejtuar nga Albin Kurti nuk ka qenë korrekt në raport me LDK’në.

“Veçanërisht ditëve të fundit, zyrtarë të caktuar të Vetëvendosjes nuk kanë qenë korrektë, duke u ngutur të deklarojnë gjëra që nuk duhet të deklarohen, sepse atë që po mundohemi ta promovojmë gjatë këtyre bisedave dhe të ndërtojmë një partneritet për katër vitet e ardhshme, është mbi bazën e normalisht të një marrëveshje të nënshkruar nga kryetarët e partive”, është shprehur Hoti.

Ai ka thënë se LDK insiston që pjesë e marrëveshjes të jenë të gjitha institucionet që burojnë nga Kuvendi, përfshirë edhe Presidenti i vendit.

“Negociatat nuk kanë përfunduar, është një situatë normale… Do të vazhdojmë edhe më tutje të takohemi, deri në një marrëveshje”, ka thënë Hoti në një intervistë për RTK’në.

Ai ka theksuar se në rast se dështon marrëveshja atëherë përgjegjësia nuk është e LDK-së, por sipas tij marrëveshja nuk do të dështojë.

 

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin