Hazard është i dashuruar në Chelsean: Momenti kur i premton fansit se do të rikthehet

Nuk ndodh shpesh që një lojtar të largohet nga klubi me urimet më të mira nga fansat. Por Eden Hazard mori një pritje të ngrohtë nga fansat e Chelseat, pas transferimit te Real Madridi në verë. Superylli belg kishte qenë shërbyes i jashtëzakonshëm për Chelsean për shtatë vite, duke shënuar 110 gola në 352 ndeshje, […]
Por Eden Hazard mori një pritje të ngrohtë nga fansat e Chelseat, pas transferimit te Real Madridi në verë.
Superylli belg kishte qenë shërbyes i jashtëzakonshëm për Chelsean për shtatë vite, duke shënuar 110 gola në 352 ndeshje, derisa ndihmoi klubin të fitonte shumë trofe në proces, përfshirë dy tituj të Premier Leagues, transmeton Periskopi.
Kështu që, kur ai më në fund e pranoi se dëshiroi të fillonte aventurë të re në La Liga, fansat e Chelseat e falenderuan atë për punën e madhe që bëri dhe i uruan fat.

Ky reagim qartazi e ka impresionuar Hazardin, pasi 28-vjeçari nuk po e mohon rikthimin në “Stamford Bridge” në të ardhmen.
Fansi i Chelseat, Frank Khalid, i cili ka 36,000 ndjekës në Tëitter, u takua me belgun më herët këtë javë – dhe del të jetë se Hazard ende e ka klubin londinez në zemër.
“Kur të përfundoj punë këtu, do të rikthehem,” thotë belgu me një buzëqeshje në fytyre.
Ai poashtu konfirmoi se ende e shikon Chelsean dhe është i impresionuar nga mënyra se si skuadra e re e talentuar po performon nën Frank Lampardit këtë sezon.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Was great meeting @ChelseaFC legend @hazardeden10 again. He still loves Chelsea & made a promise that he will come back. Just a shame it’s not now. His been so impressed by our academy boys & still follows us. #CFC #OnceABlueAlwaysABlue ? pic.twitter.com/88cj6K2N1H
— Frank Khalid (@FrankKhalidUK) December 13, 2019












