Haradinaj: Albin Kurti e qiti poshtë Kosovën duke u ulur me Gjuriqin, i thash rri këtu e shko te Isa Mustafa

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka kritikuar kreun e VV’së, Albin Kurtin pse shkoi në një konferencë të përbashkët me zyrtarin serb, Marko Gjuriq, transmeton Periskopi. Haradinaj ka thënë se në këtë formë, e përuli shtetin, sepse në aso takimesh nuk bën të shkojë kryeministri, por ndonjë zyrtar teknik, sikurse Gjuriqi. ‘’Albini i ka bo […]
Haradinaj ka thënë se në këtë formë, e përuli shtetin, sepse në aso takimesh nuk bën të shkojë kryeministri, por ndonjë zyrtar teknik, sikurse Gjuriqi.
‘’Albini i ka bo dy gabime atë ditë me Gjuriqin. Nuk shkon në tavolinë kryetari i Qeverisë me më pak se vetja. E con një vartës të vetin, me shku me u u lë me numrin dhjetë të atij tjetri, se e qet Kosovën poshtë. Kur të është Gjuriqi, e con një zyrtar teknik’’, ka thënë Haradinaj në ‘A Shkow’.
‘’Atij i thash unë rri kryej punët këtu, në shpi. Shko tek Isa Mustafa kryej punët’’
‘’Kurti ka me dalë kryeministër shumë i dobët dhe që në ditët e para do të dështojë në qeverisje’’, përfundon Haradinaj./PERISKOPI/












