Hallakatet Kina nga Ozili: I kallin fanellën dhe e fyejnë ashpër në rrjete sociale

Tifozët kinezë të futbollit kanë djegur fanellat e yllit të Arsenalit Mesut Ozil dhe i bënë thirrje klubit që ta dëbonte atë nga skuadra, pasi ai publikisht kishte kritikuar trajtimin çnjerëzor që po iu bën Kina myslimanëve në Yinjiang. Të premten, Ozil, i cili zakonisht nuk bën shumë zhurmë në rrjetet sociale, postoi një mesazh […]
Të premten, Ozil, i cili zakonisht nuk bën shumë zhurmë në rrjetet sociale, postoi një mesazh në profilin e tij në mysliman duke i përshkruar ujgurët si “luftëtarë që i rezistojnë persekutimit”.
“Në Kinë kuranët po digjen, xhamitë po mbyllen, shkollat teologjike islame, medreset po ndalohen, hoxhallarët po vriten, një nga një. Pavarësisht kësaj, myslimanët nuk po flasin.”
Komentet e tij shkaktuan një valë të madhe zemërimi në vendin ku Arsenali është tepër popullor. Ozili i cili i ka mbi 4 milionë ndjekës, u komentua edhe nga ministri i punëve të jashtme të Kinës i cili tha se ai ishte mashtruar “nga lajmet e rreme.”
Kjo ka bërë që shumë tifozë të Ozilit t’i djegin fanellat e lojtarit të preferuar duke postuar edhe fjalë të shumta fyese në drejtim të turkogjermanit.
Vetë klubi i Arsenalit është distancuar nga deklaratat e lojtarit të tyre, por kjo nuk mjaftoi.
Transmetuesi publik kinez njoftoi gjatë ditës së djeshme se nuk do të transmetonte ndeshjen mes Arsenalit dhe Manchester Cityt./Periskopi












