Gruaja ishte pika e tij e dobët, trafikanti shqiptar bie në “kurthin” e policisë

Gruaja ishte pika e tij e dobët, trafikanti shqiptar bie në “kurthin” e policisë

Ishte shumë i kërkuar në Belgjikë, por 29 vjeçari shqiptar u arrestua në Siena të Italisë, aty ku jetonte gruaja e tij. Karabinierët italianë e kapën shqiptarin, që akuzohet për trafik njerëzish, në fshatin Monteroni d’Arbia, në afërsi të Sienës. Gjykata belge ka nxjerrë një urdhër aresti për shqiptarin, i cili deri më tani i […]

Ishte shumë i kërkuar në Belgjikë, por 29 vjeçari shqiptar u arrestua në Siena të Italisë, aty ku jetonte gruaja e tij.

Karabinierët italianë e kapën shqiptarin, që akuzohet për trafik njerëzish, në fshatin Monteroni d’Arbia, në afërsi të Sienës.

Gjykata belge ka nxjerrë një urdhër aresti për shqiptarin, i cili deri më tani i kishte shpëtuar drejtësisë.

Por ajo që e çoi në pranga 29 vjeçarin ishte dashuria që ka ndaj gruas së tij. Bashkëshortja kishte lëvizur në fshatin Monteroni d’Arbia dy muaj më parë, ndërkohë që autoritetet ishin të bindura se ishte vetëm çështje kohë kur shqiptari do të shfaqej aty.

Shtëpia ishte vendosur nën survejim gjatë gjithë kohës dhe sapo shqiptari u shfaq u arrestua menjëherë.

Duke e konsideruar si pikën e tij të dobët, policia italiane mbajti nën vrojtim gruan e të kërkuarit, i cili kishte arritur të arratisej disa herë.

Shqiptari akuzohet se kryente trafikun e njerëzve nga Azia dhe Afrika për në Belgjikë, për të vijuar më pas drejt Mbretërisë së Bashkuar. Dyshohet se ai është një prej figurave kryesore të trafikut në Belgjikë.

Tashmë 29 vjeçari do të ekstradohet në Belgjikë, aty ku mund të dënohet deri në 20 vite burg nëse shpallet fajtor. /tch

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj