Gazeta gjermane citon Ismet Munishin: Rashica në Dortmund në vend të Sanchos

Milot Rashica po shkëlqen këtë sezon por ekipi i tij është në krizë të thellë. Kjo po nxit spekulime të shumta për kalimin e tij te një ekip më i madh qysh në muajin janar. Ismet Munishi i vetëquajtur “Baba i futbollit të Kosovës” ka deklaruar në RTV Dukagjini se ylli nga Vushtrria shihet si […]
Ismet Munishi i vetëquajtur “Baba i futbollit të Kosovës” ka deklaruar në RTV Dukagjini se ylli nga Vushtrria shihet si zëvendësues i hiç më pak se Jadon Sanchos te Borussia Dortmundi, e për këtë ka raportuar edhe mediumi gjerman Fussball Transfers.
“Milot Rashica nga disa informacione të fundit, mendoj se do të transferohet në Borussia Dortmund. Ai shihet si zëvendësues i Sanchos, i cili pritet të shitet. Miloti do të përshtatej shumë në Dortmund pasi që tashmë e njeh ligën. Është një ambient fantastik në Dortmund dhe mendoj se do të shkëlqente”, ka thënë ai në emision.

Kujtojmë se Munishi ka një raport të veçantë me Rashicën, pasi te Vushtrria kishte arritur të shpallej kampion duke e promovuar dardanin në formacionin e parë që në moshën 18 vjeçare.
23-vjeçari po shkëlqen në tash e dy vjet në Werderi ku kaloi nga Vitesse e Holandës derisa vlera e tij në treg po vlerësohet 35 milionë euro.
Në anën tjetër, Jadon Sancho pritet të rikthehet në Angli, aty ku kërkohet nga Chelsea e Manchester United për një shumë rreth 120 milionë euro./Periskopi












