Gattuso pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Napolit

Ish-trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Napolit. Carlo Ancelotti u shkarkua nga Napoli mbrëmë në orët e vona, pavarësisht se Napoli siguroi kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Gattuso, ndërkohë u shkarkua nga Milano në fillim të këtij viti pasi, nuk arriti ta sigurojë një vend […]
Carlo Ancelotti u shkarkua nga Napoli mbrëmë në orët e vona, pavarësisht se Napoli siguroi kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Gattuso, ndërkohë u shkarkua nga Milano në fillim të këtij viti pasi, nuk arriti ta sigurojë një vend për në Ligën e Kampionëve.

Ancelotti tashmë është i lidhur me një kalim të mundshëm në Premier League, tek skuadra e Arsenalit e cila ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Unai Emery.












