Gati e pabesueshme sa oferta i refuzoi Gattuso para se ta pranonte Napolin

Gennaro Gattuso raportohet se i kishte 18 oferta për punë, para se të vendoste të zgjedhte Napolin për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin. Pas gjashtë muajve pa punë, ish-trajneri i Milanit është rikthyer në Serie A te Napoli ku pritet t’i rikthejë gjërat, pas vështirësive në kampionat me Ancelottin, raporton Periskopi. “La Repubblica” raporton se belaxhia […]
Pas gjashtë muajve pa punë, ish-trajneri i Milanit është rikthyer në Serie A te Napoli ku pritet t’i rikthejë gjërat, pas vështirësive në kampionat me Ancelottin, raporton Periskopi.
“La Repubblica” raporton se belaxhia i famshëm i Milanit kishte refuzuar 18 klube, në mesin e të cilave ishin Valencia, Genoa dhe Sampdoria, derisa edhe Fiorentina kishte menduar për të.
Gattuso, i cili u prezantua ditën e djeshme te Napoli, do të debutojë në Serie A me klubin kundër Parmës në fundjavë. /Periskopi.com/













