Galatasaray në gjah për yllin shqiptar

Minutat e pakta që i janë dhënë këtë sezon te Liverpooli, mund ta bëjnë Xherdan Shaqirin që të mendojë seriozisht largimin nga kampionët e Evropës. Jurgen Klopp e ka ideuar formacionin e tij dhe së bashku me 11 titullarët, duket se edhe rezervat janë në mendjen e trajnerit gjerman teksa Shaqiri nuk po bind më. […]
Minutat e pakta që i janë dhënë këtë sezon te Liverpooli, mund ta bëjnë Xherdan Shaqirin që të mendojë seriozisht largimin nga kampionët e Evropës. Jurgen Klopp e ka ideuar formacionin e tij dhe së bashku me 11 titullarët, duket se edhe rezervat janë në mendjen e trajnerit gjerman teksa Shaqiri nuk po bind më.
Në kushte të tilla, drejtuesit e Liverpoolit mund ta huazojnë në muajin janar. Nga kjo situatë, po mundohet të përfitojë Galatasaray, e cila po rivalizon për titullin kampion. Klubi i Fetih Terim kërkoi në verë Muriqin, por ky i fundit vendosi të shkonte te Fenerbahce duke lënë duarbosh skuadrën e Galatës.
Megjithatë, Muriqi shumë shpejt mund të ketë një rival shqiptar pasi gjasat që Shaqiri të transferohet te Galatasaray janë të mëdha. Aktualisht, Muriqi e sheh veten në vendin e dytë si golashënues i kampionatit teksa me ardhjen e Shaqirit, natyrisht që konkurrenca do të rritet për “Këpucën e Artë”.












