Gabim i rëndë nga Rrahmani, Verona po shkilet nga Torino

Hellas Verona po humb bindshëm 0-3 nga Torino në shtëpinë e saj, ndërsa paraqitja e mbrojtjes që përbëhet nga Rrahmani e Kumbulla lë shumë për të dëshiruar. Dy gola u shënuan nga Christian Ansaldi ndërsa një tjetër nga Alex Berenguer. Por, ishte pikërisht goli i këtij të fundit që nuk lë shije të mirë te […]
Dy gola u shënuan nga Christian Ansaldi ndërsa një tjetër nga Alex Berenguer. Por, ishte pikërisht goli i këtij të fundit që nuk lë shije të mirë te publiku kosovar.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ishte pikërisht në duel një për një me Berenguerin. Edhe pse u kalua fillimisht, ai arriti të rikuperonte epërsinë në fushë me vrapim, por i vënë përballë këmbëshpejtit Berenguer, Rrahmani bëri gabim amatoresk duke dashur t’i merrte topin, ku dështoi, pas së cilit dështim ra nga loja. Menjëherë më pas Berenguer goditi drejt portës dhe ia doli që të shënonte për epërsinë 0-2.
Rrahmani dhe Kumbulla kanë humbur edhe duele të tjera gjatë ndeshjes me sulmin e frikshëm të ekipit torinez.
Me këtë humbje, Verona mbetet me vetëm 18 pikë, me ekipet e fundit të tabelës që po e shkrijnë epërsinë ndaj saj dalëngadalë.
Mbetet të shihet nëse kjo performancë e dobët do t’i kushtojë Rrahmanit me pozitën në formacionin startues. /Periskopi












