Frika nga Tsunami, Real Madridi dhe Barcelona qëndrojnë në të njejtin hotel para ‘El Clasicos’

Frika nga Tsunami, Real Madridi dhe Barcelona qëndrojnë në të njejtin hotel para ‘El Clasicos’

Në Katalonjë garantojnë se ndeshja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit e planifikuar për t’u luajtur më 18 dhjetor do të zhvillohet dhe nuk ka asnjë rrezik apo arsye që mund ta ndalojë atë. Sigurisht që protestat e shumta që do të zhvillohen në Barcelonë në atë datë e kanë rritur vigjilencën e policisë dhe […]

Sigurisht që protestat e shumta që do të zhvillohen në Barcelonë në atë datë e kanë rritur vigjilencën e policisë dhe të forcave speciale, të cilat garantojnë rendin dhe qetësinë për tifozët dhe për skuadrat që do të zbresin në fushën e lojës

STRATEGJIA– Mendohet se skuadra e Realit të Madridit, e cila shihet si përfaqësuese e Spanjës dhe jo e Katalonjës mund të jetë në shënjestrën e “Tsunami Democratic”. Këta të fundit kanë planifikuar të bllokojnë skuadrën madrilene dhe të mos e lejojnë që të shkojë nga hoteli në stadium. Reali nuk ka ndërmend që të udhëtojë një ditë përpara ndeshjes, por thjesht më 18 dhjetor.

Po mendohet që të dyja skuadrat të akomodohen për disa orë në të njëjtin hotel dhe pastaj të dalin jashtë të dyja në mënyrë që protestuesit të jenë më të përmbajtur dhe të mos jenë radikalë në objektivin e tyre. Sigurisht që do të ketë ndonjë plan nga organizatorët në mënyrë që të mos cenohet siguria e Realit të Madridit.

GARANCIA– Megjithatë, në Barcelonë garantojnë se nuk do të ketë asnjë problem dhe ndeshja do të zhvillohet si normalisht. Forcat speciale të policisë janë të përgatitura dhe kanë marrë masat për gjithçka. Përmes një komunikate ato sigurojnë se nuk do të ketë probleme në zhvillimin e ndeshjes sepse protestuesit nuk kanë parashikuar asnjë akt të dhunshëm. I vetmi rrezik është që të futen disa tifozë në fushën e lojës, por forca të shumta policie do të ketë edhe anash fushës në mënyrë që lojtarët të mos ndihen të rrezikuar.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova