Fjalët e para të Bylbyl Sokolit si trajner i Flamurtarit

Bylbyl Sokoli është prezantuar si trajneri më i ri i Flamurtarit të Prishtinës. I ashtuquajturi “Profa” është zyrtarizuar sot te klubi, derisa e merr drejtimin e skuadrës nga pozita e nëntë në tabelë, transmeton Periskopi. “Pas bisedave që kam pasur me presidentin e klubit, me udhëheqësit e klubit, me drejtorin Arbnor Morinën, me drejtorin Agim […]
I ashtuquajturi “Profa” është zyrtarizuar sot te klubi, derisa e merr drejtimin e skuadrës nga pozita e nëntë në tabelë, transmeton Periskopi.
“Pas bisedave që kam pasur me presidentin e klubit, me udhëheqësit e klubit, me drejtorin Arbnor Morinën, me drejtorin Agim Hasanin, kemi biseduar dhe kemi arritur një marrëveshje, me një qëllim që të gjithë me dhanë maksimumin në klub, që Flamurtari në këtë sezon ta sigurojë ekzistencën dhe pikësynimi im dhe unë besoj, edhe i gjithë tjerëve është ky. Prandaj do të bëjmë përpjekje që këtë edicion të prezantohemi siç është më së miri”, tha Sokoli pas prezantimit.
“Në Ferizaj kam qenë vitin e kaluar, lufta ka qenë për ekzistencë dhe me angazhimin e të gjithëve e kemi arritur qëllimin. Kurse në Pozhoran kam qenë kam udhëheqës, gjashtë xhirot e mbetura e kam udhëheq dhe për shkak të infrastrukturës, marrëveshja është ndërpre.
“Sido që të jetë, një edicion i mirë ka qenë me Ferizajn dhe ky është edicioni i radhës për mua, pikësynimi kryesor është sigurimi i ekzistencës. Unë mendoj se në saje të potencialit që ka klubi në të gjitha aspektet, të futbollistëve edhe të udhëheqësisë, kam folur me njerëz, para se gjithash, presidenti ka dhënë maksimumin për këtë klub, me Arbnorin i cili i njeh problemet, njihem me herët, me Agimin, që i njohin problemet, dhe e njohin Ligën e Kosovës, unë do të kam nderin me punuar me gjithë këta, para se gjithash kam ardhur me një klub që ka traditë, që është themeluar dhe ka kaluar nëpër periudha shumë të vështira prej vitit 1968 e këndej, prandaj ky është motivi im kryesor”, ka thënë prof. Sokoli. /Periskopi.com/












