FIBA shpërblen FBK-në për punën e shkëlqyeshme me të rinjtë

FIBA shpërblen FBK-në për punën e shkëlqyeshme me të rinjtë

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) në fund të vitit ka vendosur ta shpërblej Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) për punën e shkëlqyeshme që kjo e fundit e ka bërë gjatë vitit 2019 për zhvillimin e basketbollit në vendin tonë. Në fakt ka qenë FIBA Evropa që e ka nominuar FBK-në në mesin e dy […]

Në fakt ka qenë FIBA Evropa që e ka nominuar FBK-në në mesin e dy Federatave Nacionale të Evropës për të qenë fituese e 300 topave Molten (të madhësisë 4, 5 dhe 3×3) për të inkurajuar FBK-në që të vazhdoj me punën e shkëlqyer që po e bën e veçanarisht me të rinjtë.

Topat do të dërgohen nga IBF (Fondacioni Ndërkombëtar i Basketbollit) që funksionon në kuadër të selisë qendrore të FIBA-s në Gjenevë. Ky fondacion është përgjegjës për zhvillimin dhe masovizimin e basketbollit ndër të rinj, kryesisht Mini-Basketball nëpër të gjitha vendet e botës.

Ndërsa sekretarja e përgjithshmë e Federatës së Basketbollit të Kosovës,Elvira Dushku u shpreh shumë e lumtur për faktin se është duke u vlerësuar puna e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

“Kjo ndihmë me topa ka ardhur në momentin e duhur, sepse Federata e Basketbollit të Kosovës në vitin e ardhshëm do të filloj me projekte të reja siç është dhe Mini-Basketbolli dhe loja 3×3 për fëmijë.Ne jemi shumë të motivuar dhe plot vullnet që të punojmë në atë drejtim që t’ju mundësojmë të gjithë djemve dhe vajzave të reja të moshave të ndryshme që të praktikojnë basketbollin.Në fillim të vitit të ardhshëm në koordinim me shkollat fillore të Komunave të Kosovës,dhe në bashkëpunim me Shoqatat përgjegjëse do të bëjmë shpërndarjen e topave nëpër shkolla, sepse interesi ynë që fëmijët e moshës 5 deri në 10 vjet të kenë mundësinë të praktikojnë basketbollin me topa të madhësisë së tyre, dhe me kosha të madhësisë së tyre.Jemi shumë të emocionuar për projektet e reja që na presin në vitin e ardhshëm”, u shpreh Dushku.

Duhet theksuar se ditë më parë Federata e Basketbollit të Kosovës i ka pranuar nga FIBA Evropa 125 topa të madhësisë 6, pra për vajza në kuadër të projektit FIBA Europe Girls Program dhe kampanjës “Her World, Her Rules”.

Edhe këta topa FBK do ti shpërndaj në koordinim me Shoqatat nëpër Komuna e Kosovës dhe topat do t’ju dedikohen shkollave fillore.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova