FFK vazhdon të mos tregojë se kujt ia dha shumicën e biletave

Federata e Futbollit të Kosovës së fundmi është tema më e përfolur në Kosovë, shkruan Periskopi. Protagonisti kryesor i kësaj është Arianit Ahmeti, i cili ka publikuar kandidaturën e tij për kryetar të FFK-së. Ditë më parë, në emisionin ‘Dueli Sportiv’, ish-zëvendës/sekretari i FFK-së, Ahmeti ka akuzuar Agim Ademin për metodat e këqija të punës […]
Protagonisti kryesor i kësaj është Arianit Ahmeti, i cili ka publikuar kandidaturën e tij për kryetar të FFK-së.
Ditë më parë, në emisionin ‘Dueli Sportiv’, ish-zëvendës/sekretari i FFK-së, Ahmeti ka akuzuar Agim Ademin për metodat e këqija të punës si dhe për shitjen online të biletave.
“Bileta online për ndeshjen me Anglinë janë shitur 23%, 1883 bileta janë dhënë falas”, ka thënë Ahmeti.
Periskopi ka tentuar të marrë përgjigje nga FFK-ja për të mësuar se si janë ndarë biletat me porosi dhe ato falas.
Por, e-maili i dërguar ka shkuar në vesh të shurdhët, pasi që nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare.
Pra, Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar për çështjen e zgjedhjeve kur është bë president, Agim Ademi.
Kurse, nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare për biletat e manipuluar.
Më poshtë e keni dokumentin për biletat e manipuluar: /Periskopi/













