Europa Ligë: Arsenali luan kundër ishit të Besnik Hasit

Arsenali do të luajë në një të gjashtëmbëdhjetën e finales së Europa Ligës kundër ekipit grek Olympiakos. Ekipi i drejtuar nga Freddie Ljungberg pas shkarkimit të Unai Emeryt po përballet me një krizë të thellë. Tifozët e klubit nga Londra e Veriut tashmë po kërkojnë rikthimin e legjendës Arsene Wenger. Këtë gjë e ka dëshiruar […]
Ekipi i drejtuar nga Freddie Ljungberg pas shkarkimit të Unai Emeryt po përballet me një krizë të thellë. Tifozët e klubit nga Londra e Veriut tashmë po kërkojnë rikthimin e legjendës Arsene Wenger. Këtë gjë e ka dëshiruar hapur edhe ish ylli i ekipit, Ashley Cole.
Ndërkohë, klubi grek është kampion i padiskutueshëm në Greqi. Për pak muaj, ky ekip u drejtua nga ylli shqiptar Besnik Hasi, përcjell Periskopi.
Marrë parasysh formën aktuale të ekipeve, nuk parashihet aspak punë e lehtë për “revolvëristët”. /Periskopi












