Europa League: Sot zgjidhen të gjitha enigmat

Europa League: Sot zgjidhen të gjitha enigmat

Sot do të mbyllet faza e grupeve në Europa League ku do të kompletohet kuadri i 24 skuadrave të kualifikuara. Në këtë pikë ka ende shumë enigma për t’u zgjidhur pasi ka skuadra që nuk e kanë siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt. Lazio është një prej tyre. Skuadra romake ndodhet në vendin […]

Sot do të mbyllet faza e grupeve në Europa League ku do të kompletohet kuadri i 24 skuadrave të kualifikuara.

Në këtë pikë ka ende shumë enigma për t’u zgjidhur pasi ka skuadra që nuk e kanë siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt.

Lazio është një prej tyre. Skuadra romake ndodhet në vendin e tretë në Grupin E dhe kualifikohet nëse fiton me Rennes dhe nëse Cluj do të humbasë ndaj Celtic që është tashmë i kualifikuar për më tej.

Në Grupin C, Baseli i Edon Zhegrovës është kualifikuar edhe pse diferenca me Getafen e Krasnodarit është vetëm 1 pikë, kjo sepse skuadra zvicerane ka bilanc më të mirë në ndeshjet direkte me këto dy skuadra.

Baseli do të luajë kundër Trabzonsporit të Donis Avdijajt, që ka vetëm një pikë dhe ndodhet në vend të fundit.

Në grupin F Arsenali do të luajë me Standar Liegen e Mërgim Vojvodës, ndërsa Frankfurti do të përballet me Vitoria Guimaraes.

Topcinjtë e Londrës që në pankinë kanë Freddie Ljungberg kualifikohen me një fitore ose barazim, ose edhe me një humbje, por në këtë rast duhet të shpresojë në një humbje edhe të Eintrachtit.

Në Grupin G, Glasgoë Rangers i mjafton edhe një barazim ndaj Young Boys për të kaluar në raundin tjetër ndërkohë që Portos i duhet të fitojë ndaj Feynoordit. Portugezët mund të kualifikohen edhe me një barazim, por duhet të shpresojë që të mos fitojë as Young Boys. Në grupin J, Roma do të luajë ndaj Ëolfsberger dhe kualifikohet me një fitore ose barazim.

Por verdhekuqtë mund të kalojnë edhe me një humbje, por në këtë rast duhet që Basaksehir të mos e fitojë sfidën me Monchengladbach. Në Grupin L, Manchester United dhe Alkmaar luajnë mes tyre, një sfidë që vlen vetëm për vendin e parë pasi të dyja këto skuadra janë kualifikuar për në 1/16 e finaleve të Europa League.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova