Ekipi më i dobët “në botë” 2-0 Man.United: De Gea me gabim horrorial (Video)

Vendi i fundit në Premier Ligë, Watford, është duke e mposhtur me rezultat 2-0 Manchester Unitedin në një ndeshje mjaft interesante që vazhdon të zhvillohet në Vicarage Road. Skuadra e Nigel Pearson kaloi në epërsi me anë të Ismaila Sarr, i cili goditi tepër dobët por De Gea duket se nuk ishte aspak i përqendruar […]
Skuadra e Nigel Pearson kaloi në epërsi me anë të Ismaila Sarr, i cili goditi tepër dobët por De Gea duket se nuk ishte aspak i përqendruar pasi e futi topin në rrjetë me duart e tij. Ky është një tjetër gabim horrorial nga portieri spanjoll që po vazhdon të bëj gafe të rënda për ekipin.
Menjëherë pas golit të parë, Watfordi e fitoi edhe një penalti e cila u ekzekutua saktë prej Troy Deeneyt ,shkruan Periskopi.
Me një humbje sot, United do të mbetet me 25 pikë në vendin e tetë në renditjen tabelare. Edhe Watfordi do të jetë në fund, por me pikë dyshifrore, për herë të parë këtë sezon.
Iu kujtojmë se për shkak të formës së dobët, Watfordi ka shkarkuar dy trajnerë deri tash./Periskopi.












