E pabesueshme: Kina ndalon ndeshjen Arsenal-Manchester City për shkak të Ozilit

Transmetuesi publik kinez CCTV ka hequr nga planprogrami ndeshjen e së dielës mes Arsenalit dhe Manchester Cityt pas komenteve të bëra nga mesfushori i ekipit londinez, Mesut Ozil. Ozili kishte postuar në mediat sociale rreth trajtimit të myslimanëve ujgurë në Kinë, për të cilët raportohet se po diskriminohen në mënyra brutale nga autoritetet kineze. Arsenali […]
Ozili kishte postuar në mediat sociale rreth trajtimit të myslimanëve ujgurë në Kinë, për të cilët raportohet se po diskriminohen në mënyra brutale nga autoritetet kineze.
Arsenali e distancoi veten nga ato komente me anë të një deklarate duke thënë se “do të mbetet gjithnjë një organizatë jopolitike”.
Federata Kineze e Futbollit deklaroi se komentet e turkogjermanit kishin qenë “të papranueshme” dhe kishin “lënduar ndjenjat” e tifozëve kinezë.
Në mediat sociale, Ozil i kishte quajtur ujgurët si “luftëtarë që i rezistojnë persekutimit” dhe kritikoi kinën dhe heshtjen e myslimanëve për një gjë të tillë.
Kina vazhdimisht ka mohuar që ka keqtrajtuar ujgurët në vendin e saj, përkundër raportimeve për kampe përqendrimi ku mbaheshin me detyrim. /Periskopi












