E pabesueshme: Haaland bëhet pjesë e Borussia Dortmund për një shumë qesharake

Futbollisti i ri që ka shpërthyer fuqishëm këtë sezon në Champions League dhe në Ligën Asutriake, Erling Braut Haaland sapo ka zgjedhur ekipin e ri ku do të luajë prej vitit tjetër. Bëhet fjalë për hiç më pak e hiç më shumë se Borussia Dortmundin, ekipin ku aktualisht bëjnë pjesë edhe një kallaballëk talentesh tjera […]
Bëhet fjalë për hiç më pak e hiç më shumë se Borussia Dortmundin, ekipin ku aktualisht bëjnë pjesë edhe një kallaballëk talentesh tjera fantastike.
Dortmundi e ka zyrtarizuar trasferin e 19 vjeçarit përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në Facebook, përcjell Periskopi.
https://www.facebook.com/BVB/photos/a.196395950372393/3847339908611294/?type=3&theater
Norvegjezi nuk do të ketë pagë aq të lartë, me vetëm 150 mijë euro në javë, ndërsa transferimi i tij del të ketë kushtuar vetëm 18 milionë. Mediat raportonin më herët se transferimi i tij mund të kushtonte deri në 100 milionë.
Haaland ishte kërkuar nga çdo klub tjetër i madh në Evropë. /Periskopi












