Dresheviq më i mirë se Muriqi e Rashica, shpallet “Dardani i Javës” (Video)

Dresheviq më i mirë se Muriqi e Rashica, shpallet “Dardani i Javës” (Video)

Ka përfunduar një vikend absolutisht tmerrues për lojtarët e Kombëtares së Kosovës në futboll, kategoria e burrave. Tifozët e Fenerbahçes dhe të Kombëtares së Kosovës ishin nën ankth të madh ditën e diel. Gjiganti turk luante kundër Sivassporin që ishte në vendin e parë, dhe i duhej dëshpërimisht fitorja që të ngjitej në pozitën tabelare. […]

Tifozët e Fenerbahçes dhe të Kombëtares së Kosovës ishin nën ankth të madh ditën e diel. Gjiganti turk luante kundër Sivassporin që ishte në vendin e parë, dhe i duhej dëshpërimisht fitorja që të ngjitej në pozitën tabelare. Që të paktën të shpresonte për titullin kampion. Kjo ndeshje duhej luftuar “për vdekje”. Dhe Muriqi ishte lojtari kryesor i ekipit që ndjellte shpresë.

Por, gjithçka përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Fenerit iu përjashtuan dy lojtarë. Muriqi i frustruar për pak sa nuk u rrah me bashkëlojtarin e tij, Ozan Tufan. Humbi 3-1. Dhe përfundimisht mbeti jashtë luftës për titull, dhe madje aktualisht edhe jashtë zonës së garave evropiane.

Dobët luajti edhe Milot Rashica i Werder Bremenit. Ekipi i tij bazohej shumë te kundërsulmet e rrezikshme në mënyrë që të mbante Bayernin të frikësuar. Por, ja që Rashica rrëshqiste e rrëshqiste. Arriti të shënonte një gol, por kaq. Në shumë raste tjera, ai rrëshqiti dhe humbi duele vendimtare. Werderi u mposht 6-1 dhe tashmë është vetëm një pozitë nga zona që e dërgon në Bundesliga II, shkruan Periskopi.

Celina u paraqit për Swansea Cityn dhe e bëri një asistim. Aro Muriq sërish nuk u paraqit. Zhegrova nuk vlen as të përmendet.

Sidoqoftë, “Dardani i Javës” është qendërmbrojtësi Ibrahim Dresheviq që luan te Heerenveen. Ekipi i tij humbi, por Dresheviqi u paraqit në mënyrë solide. Ylli i Kosovës vazhdon të jetë i paprekshëm në formacionin startues të ekipit të tij. /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova