Drejtori i Institutit të Lubjanës nuk beson se do të ketë bisedime Prishtinë-Beograd edhe gjashtë muaj

Drejtor i Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit, Zijad Beqiroviq, ka folur për dialogun dhe për Gjykatën Speciale. Beqiroviq, thekson se është krijuar një atmosferë që nuk mbështet vazhdimin e dialogut. Drejtori i Institutit të Lubjanës tha se ai nuk beson se bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë për […]
Beqiroviq, thekson se është krijuar një atmosferë që nuk mbështet vazhdimin e dialogut.
Drejtori i Institutit të Lubjanës tha se ai nuk beson se bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë për të paktën gjashtë muaj.
“Sapo të formohet qeveria e Kosovës, fushatat zgjedhore intensive informale do të zhvillohen tashmë në Serbi, kështu që të paktën në gjysmën e parë të vitit 2020, nuk është e mundur të pritet një vazhdim i dialogut”, ka thënë Beqiroviq për portalin serb “Kosovo Online”, transmeton lajmi.net.
Ai vlerësoi se nisma për “Mini-Shengenin”, ka qenë vendimi më i rëndësishëm për rajonin në 30 vitet e fundit.
“Nëse realizohet, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, do të jenë heronjtë e kohës sonë. Aleanca në Ballkan e udhëhequr nga konservatori Vuçiq dhe socialdemokrati, Zaev më kujton aleancën e qytetërimeve të filluara në 2005 nga kryeministri i atëhershëm i Turqisë Rexhep Erdogan dhe ai i Spanjës, Hose Luis Rodriges Sapatero. Nuk është për t’u habitur, pra, se ekziston një luftë hibride me intensitet të lartë që po luftohet kundër Vuçiqit dhe Zaevit, e cila do të intensifikohet kur afrohen zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe Maqedoninë Veriore”, theksoi ai.
Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe për ish-udhëheqësit e UÇK-së që janë ftuar nga kjo gjykatë.
Sipas Beqiroviqit, Gjykata Speciale është një provë për bashkësinë ndërkombëtare dhe se kjo gjykatë nuk është dashur të formohet pasi që Kosova ka sistemin e saj të drejtësisë.
“Shikoni, Kosova ka një gjyqësor kombëtar, një mision të EULEX-it, rasti i Kosovës ka qenë edhe në gjykatën e Hagës. Atëherë pse u ngrit një Gjykatë Speciale dhe një ndjekje penale?. Gjykata Speciale është një provë për bashkësinë ndërkombëtare. Kjo përsëri harxhon paratë e taksapaguesve, kryesisht nga BE dhe SHBA. Kjo përfshin përgjegjësinë individuale të të dyshuarve, ndërsa të dyshuarit e lidhin atë me UÇK-së dhe Kosovën për të portretizuar veten si viktima”, deklaroi Beqiroviq, transmeton më tutje lajmi.net.
Në këtë intervistë, Beqiroviq ka hedhur poshtë mundësinë e disa trazirave të mëdha në Kosovë, pasi të dyshuarit dhe të pandehurit kanë mbajtur peng dhe qytetarë nga frika dhe privimi për gati dy dekada, dhe ndjekja e tyre do të jetë një kënaqësi për shumicën e qytetarëve të Kosovës.
Beqiroviq beson se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është më pak e sigurt se sa ishte disa vite më parë, por që sipas tij, BE-ja duhet të ndryshojë qasjen dhe politikën e saj drejt rajonit dhe zgjerimit.
“Insistimi për kushte të reja mund të bëjë që disa vende të ndryshojnë orientimin e tyre gjeopolitik. Prandaj nuk është për t’u habitur që shumë vende të rajonit po zhvillojnë intensivisht bashkëpunim me vendet e tjera dhe se BE po i shtyn vendet e Ballkanit në “përqafimin” e disa vendeve të tjera dhe sferat e interesit me politikën e tyre të zgjerimit”, theksoi Beqiroviq.











