Derbi drithërues në ‘Air Albania’: Fansat në ekstazë pasi shënohen dy gola brenda dy minutave

Partizani dhe Tirana janë duke zhvilluar një derbi drithërues në impiantin madhështor shqiptar, “Air Albania”. Është një derbi i pazakontë. Jo vetëm sepse luhet në të premten me datë 13, kombinimin e ditës dhe datës të cilën bota e perëndimit ndonjëherë e konsideron edhe si ters, raporton Periskopi. Ky derbi zhvillohet nën hijën e tërmetit […]
Është një derbi i pazakontë. Jo vetëm sepse luhet në të premten me datë 13, kombinimin e ditës dhe datës të cilën bota e perëndimit ndonjëherë e konsideron edhe si ters, raporton Periskopi.
Ky derbi zhvillohet nën hijën e tërmetit tmerrues në Durrës që ndodhi javë më parë.
Dhe gjithçka ka filluar në mënyrë më të mirë të mundshme, me Tiranën që fillimisht kaloi në epërsi në minutën e 8-të me anë të Bathës.
Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë, Bardhi vendosi baraspeshën, duke nxitur skena të jashtëzakonshme në stadium. /Periskopi.com/












