Dechamps ka nënshkruar atë që do ta bëjë trajnerin që i shërbeu më së gjati Francës në histori

Fituesi i Kupës së Botës, Didier Dechamps ka vazhduar kontratën e tij me Kombëtaren e Francës deri në fund të kompeticionit në vitin 2022 në Katar. Dechamps mori drejtimin e reprezentacionit në vitin 2012 dhe drejtoi Francën drejt finales së Euro 2016, para se të triumfonte në Kupën e Botës vitin e kaluar, shkruan Periskopi. […]
Dechamps mori drejtimin e reprezentacionit në vitin 2012 dhe drejtoi Francën drejt finales së Euro 2016, para se të triumfonte në Kupën e Botës vitin e kaluar, shkruan Periskopi.
Vazhdimi i kontratës nënkupton se 51-vjeçari do të bëhet trajneri që i ka shërbyer më së gjati Francës, duke parakaluar Michel Hidalgo i cili kishte pasur këtë detyrë për tetë vite e gjashtë muaj.
Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit e quajti këtë “vendim logjik”. /Periskopi.com/












