De Bruyne gol, asist, gol: City ia humb Arsenalit rrugën në oborrin e tij, 0-3 pjesa e parë

Brenda vetëm pesëmbëdhjetë minutash, Arsenali u shkel nga Manchester City në shtëpi me dy gola të shpejtë nga De Bruyne dhe Sterling. Më pas, u shënua edhe një tjetër për 3-0 por mund të shënohej edhe një përpos këtij. Arsenal – Manchester City 0 -3 është rezultati i pjesës së parë. Arsenali i Freddie Ljungberg […]
Arsenal – Manchester City 0 -3 është rezultati i pjesës së parë. Arsenali i Freddie Ljungberg duket krejtësisht i humbur në fushën e saj, me lojtarët të hutuar dhe pa e ditur se çka të bëjnë me topin, apo se cilin lojtar të Cityt ta përcjellin.
Ishte vetëm një lojtar ai që bëri gjithë diferencën sa i përket golave. Shënoi dy gola të bukur, asistoi në tjetrën. Dhe përveç këtyre, e goditi edhe një shtyllë, përcjell Periskopi.
Skuadra e Ljungberg nuk pati mundësi të krijonte aksione të rrezikshme, por as të ishte e qartë në mënyrën se si luante. City ndërkohë i frikësoi londinezët dhe në sfond duket mundësia e një debakli të plotë nëse nuk do të ketë një pushim të lojtarëve nga Guardiola.
Është e pamundur të mendohet ndonjë rikthim eventual me këtë lojë katastrofale nga ekipi i Ljungberg.
Në këtë ndeshje nuk po luan Granit Xhaka, i cili për shkak të paraqitjeve të turpshme nuk është inkuadruar në ndeshje. /Periskopi
De Bruyne with another class goal. Reminds me of a young Stevie Gerrard #ARSMCI pic.twitter.com/ijyV1vHPSy
— RetroUfcWwe (@RetroUfcWwe) December 15, 2019
but de sterling sur une super action de debruyne pic.twitter.com/N56eTDBfUJ
— liverpool fr (@liverpoolfr4) December 15, 2019
DE BRUYNE GOAL , CITY 3-0 ARSENAL , FOLLOW FOR LIVE GOALS pic.twitter.com/XbEwyXc71K
— HD GOALS LIVE (@HDGoalsLive) December 15, 2019












