Dardani i Javës: Vedat Muriqi më i miri, zhgënjen keq Rashica

Dardani i Javës: Vedat Muriqi më i miri, zhgënjen keq Rashica

Vikendi që lamë pak nuk ishte aq i mirë për futbollistët e Kombëtares së Kosovës në futboll. Prizrenasi Vedat Muriqi bëri paraqitje fantastike për Fenerbahçen në ndeshjen derbi kundër Beshiktashit në Superligën e Turqisë, duke shënuar gol në minutën e ’58. Ekipi i tij fitoi me rezultat 3-1 dhe ruan gjasat për titull, edhe pse […]

Vikendi që lamë pak nuk ishte aq i mirë për futbollistët e Kombëtares së Kosovës në futboll.

Prizrenasi Vedat Muriqi bëri paraqitje fantastike për Fenerbahçen në ndeshjen derbi kundër Beshiktashit në Superligën e Turqisë, duke shënuar gol në minutën e ’58. Ekipi i tij fitoi me rezultat 3-1 dhe ruan gjasat për titull, edhe pse aktualisht është në vendin e tretë.

Bersant Celina duket se ka filluar ta lë dembelizmin anash, pasi ishte startues për Swansean që fitoi si mysafir i Lutonit [0-1].

Ylli tjetër, Milot Rashica pësoi humbjen e radhës me Werderin pasi u mposht nga Koln me rezultat minimal 1-0. Kjo bëri që Werderi të dilte në vendin e parafundit në tabelë dhe tashmë ka vetëm një prioritet: të mbijetojë. Kujtojmë se ky ekip në fillim prioritet e kishte pasur pjesëmarrjen në garat evropiane. Në fund të ndeshjes ai e mori notën 6,9, përcjell Periskopi.

Ndërkohë, anësori i kombëtares, Edon Zhegrova, luajti nga minuta e parë në humbjen e Baselit kundër Luzernit [2-1]. Edoni nuk bëri paraqitje të jashtëzakonshme në javët e fundit.

Gardiani i Kosovës, Aro Muriq, vazhdon të jetë rezervist te Nottingham Forest. Ibrahim Dresheviq ndërkohë u paraqit edhe këtë javë në Eredivisie të Holandës për ekipin e tij Heereenveen.

Kësisoj, pa fijen e dyshimit që Vedat Muriqi është “Dardani i Javës”. /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova