Dardani i Javës: Muriqi në qiellin e shtatë, shumë lojtarë të Kosovës po zhgënjejnë

Dardani i Javës: Muriqi në qiellin e shtatë, shumë lojtarë të Kosovës po zhgënjejnë

Vedat Muriqi bëri një paraqitje fantastike për Fenerbahçen në ndeshjen kundër Gençerbirligit në Superligën e Turqisë. Por, shumë lojtarë dardanë kanë thelluar zhgënjimin në ekipet e tyre evropiane. Muriqi shënoi dy gola në një ndeshje të mirë për ekipin e tij. Me këtë fitore, Fenerbahçe është në vendin e pestë me pesë pikë më pak […]

Muriqi shënoi dy gola në një ndeshje të mirë për ekipin e tij. Me këtë fitore, Fenerbahçe është në vendin e pestë me pesë pikë më pak se vendi i parë, Sivasspori.

Pa asnjë diskutim, Muriqi është DARDANI I JAVËS. Por, lojtarët e tjerë nuk ia dolën të kishin rritje në formën e tyre ose nuk u futën fare në lojë, shkruan Periskopi.

Amir Rrahmani ishte mbrojtësi më i mirë i Hellas Veronës, por ai megjithatë bëri disa gabime gjatë ndeshjes dhe në një rast u turpërua nga sulmuesi i Atalantas, Luis Muriel. Verona e humbi ndeshjen në fund 3-2 me golin e shënuar nga Berat Djimsiti i Shqipërisë.

Ibrahim Dresheviq luajti nga minuta e parë për Heerenveenin në një fitore tjetër të ekipit të tij. Ai po bën krenare Kombëtaren e Kosovës, dhe pa dyshim se kjo rritje në përvojë dhe në formë do t’i japë mundësi më të mëdha edhe te ekipi ynë kombëtar.

Zhgënjim i madh është Bersant Celina. Ai jo vetëm që nuk luajti, por nuk ishte as pjesë e bankës rezervë të Swansea Cityt në humbjen turpëruese ndaj West Bromit.

Trajneri i tij tha se e kishte lënë Celinën jashtë “për arsye taktike”.

Aro Muriq po ashtu vazhdoi të ishte në bankën e Nottingham Forestit.

Ndërkohë, Zhegrova luajti nga fillimi për Baselin por nuk është se bëri paraqitje të jashtëzakonshme si në javën e kaluar.

Rashica në anën tjetër, me ekipin e tij humbi nga Paderborni në shtëpi duke e lënë trajnerin e tij Florian Kohfeldt me mundësinë e largimit nga klubi. Werderi këtë sezon po lufton për mbijetesë edhe pse ka ekip shumë të mirë. /Periskopi

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin