‘Dardanët’ zbulojnë në anën e kujt janë pas situatës kaotike të krijuar në FFK

‘Dardanët’ zbulojnë në anën e kujt janë pas situatës kaotike të krijuar në FFK

Tifozët e Kosovës “Dardanët” i kanë dalë në mbështetje udhëheqësisë aktuale të Federatës së Futbollit të Kosovës, që udhëhiqet nga kryetari Agim Ademi. Tifozët e zëshëm, të cilët e përkrahin ekipin kombëtar kudo që ai luan, përmes një komunikate për media, kanë kërkuar nga politika që t’i mbajë duart larg sportit. Sipas tyre, ky nuk […]

Tifozët e zëshëm, të cilët e përkrahin ekipin kombëtar kudo që ai luan, përmes një komunikate për media, kanë kërkuar nga politika që t’i mbajë duart larg sportit.

Sipas tyre, ky nuk është moment aspak i volitshëm për të pasur hallakama të tilla, duke e pasur parasysh se Përfaqësuesja e Kosovës e ka një mundësi të artë për t’u kualifikuar në Euro 2020.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën për shtyp të “Dardanëve”:

“Në këto momente të paqarta dhe brengosëse për futbollin e Kosovës, ne ‘Dardanët’ tifozët e Kosovës, kërkojmë nga gjithë vendimmarrësit dhe faktorët relevant në këtë situatë të krijuar:

që interesi i shtetit të Kosovës dhe futbollit të saj të jetë primar dhe mbi interesat individual;

që çdo mosmarrëveshje të zgjidhet pa tensione dhe të mos e dëmton marrëdhënien e FFK me UEFA;

që të mos ketë ndërhyrje politike në FFK, jo vetëm sot, por asnjëherë.

Paradoksalisht, në vend se të jemi të fokusuar në ndeshjet e radhës të Play-off-it, ne dhe gjithë opinioni publik futbolldashës jemi në ethe të ngjarjeve rreth FFK.

Bëjmë apel të gjithëve për ftohje të tensioneve që mund të rrezikojnë pjesëmarrjen tonë eventuale në Euro2020.

Ne, tifozët e Kosovës, nuk mbështesim asnjëherë individ të caktuar, por futbollin e Kosovës.

Ne, tifozët e Kosovës, gjithmonë do të përkrahim strukturat legale në FFK, andaj e përkrahim Kryetarin aktual të FFK-së, Agim Ademi.

Andrra jonë vazhdon, mos na e ndërpreni.

#unebiriytkosove #unebijajotekosove #andrravazhdon #DreamOnDardanians #Kosova #Dardanët”, kanë shkruar “Dardanët”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova