Dalin pamjet HD: Ja gabimi i rëndë i Rrahmanit dhe kthimi nga 0-3 në 3-3

Dalin pamjet HD: Ja gabimi i rëndë i Rrahmanit dhe kthimi nga 0-3 në 3-3

Hellas Verona arriti të merrte një pikë në shtëpi në një ndeshje drithëruese kundër Torinos së Walter Mazzarrit. Torino e shkeli Veronën gjatë pjesës së parë duke krijuar shumë raste shënimi dhe pa e lënë Veronën të krijonte ndonjë rast. Golin e parë e shënoi Aleks Berenger [Berenguer] por i cili u anulua pasi Ansaldit […]

Torino e shkeli Veronën gjatë pjesës së parë duke krijuar shumë raste shënimi dhe pa e lënë Veronën të krijonte ndonjë rast.

Golin e parë e shënoi Aleks Berenger [Berenguer] por i cili u anulua pasi Ansaldit i kishte ikur topi jashtë vijës fundore.

Pikërisht Ansaldi bëri golin e parë pas një depërtimi të bukur nga krahu i majtë, në të cilin po luan edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, përcjell Periskopi.

Megjithë rastet, nuk pati më gola në pjesë të parë.

Në të dytën, Aleks Berenger arrin të depërtojë ndaj Rrahmanit i cili reagon në mënyrë paksa amatoreske duke u munduar me përvjedhje t’i largonte topin nga këmbët atij. Por, kjo i mundësoi Berengerit të vazhdonte më tej, dhe të gjente golin e dytë.

Goli i tretë u shënua sërish nga Ansaldi që goditi fuqishëm nga jashtë gjashtëmbëdhjetshit.

Por, loja u kthye krejt në anën tjetër sapo u fut në lojë veterani Giampaolo Pazini, bashkë me Maruisz Stepinskin dhe Valerio Verren.

Ishin pikërisht këta tre zëvendësues që ia dolën të shënonin për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-3.

Më poshtë keni pamjet e kësaj ndeshjeje nga kanali zyrtar i Serie A në YouTube.

Me këtë pikë Verona i ikë edhe më shumë zonës së rënies nga liga. /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova