Daçiq: Të gjitha problemet në rajon të zgjidhen përmes dialogut

Është e rëndësishme që të gjitha problemet në rajon, përfshirë ato të fundit në Mal të Zi, të zgjidhen përmes dialogut, sepse është në interes të të gjithëve, tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. “Shpresoj që të gjitha problemet në rajon, përfshirë edhe atë Mal të Zi për shkak të Ligjit për Liritë […]
“Shpresoj që të gjitha problemet në rajon, përfshirë edhe atë Mal të Zi për shkak të Ligjit për Liritë Fetare, i cili u miratua me kundërshtim nga Kisha Ortodokse Serbe dhe shkakton një ankth të jashtëzakonshëm për fatin e popullit tonë dhe kishës sonë në atë vend, do të adresohen përmes dialogut dhe në një mënyrë paqësore, “i tha ai Tanjugut, transmeton Klan Kosova.












