Çka ka konsumuar para ndeshjes: Shpejtësia e yllit të Bayernit në këtë rast mbrëmë është e pashpjegueshme

Alphonso Davies është lojtar tejet i veçantë dhe kjo jo vetëm për atë se nga vjen – është nga Kanada dhe luan për një top klub evropian. Tinejxheri doli në pah te skuadra nga MLS, Vancouver ëhitecaps, eventualisht duke shënuar tetë gola sezonin e kaluar, raporton Periskopi. Në mes të atij sezoni, Bayern Munichu u […]
Tinejxheri doli në pah te skuadra nga MLS, Vancouver ëhitecaps, eventualisht duke shënuar tetë gola sezonin e kaluar, raporton Periskopi.
Në mes të atij sezoni, Bayern Munichu u bind ta transferonte atë për 22 milionë dollarë – një rekord i atëhershëm për MLS-në.

Duke luajtur si anësor, Davies debutoi për Bayernin në janarin e kaluar dhe shënoi golin e parë në mars.
Këtë fushatë, 19-vjeçari e ka bërë pozitën e majtë të mbrojtjes të veten, duke startuar në nëntë ndeshje.
Dhe në atë pozitë ai luajti kundër Tottenhamit, të mërkurën mbrëma, derisa bavarezët kryesuan grupin me bilanc perfekt.
Sidoqoftë, në minutën e 71-të dhe me rezultatin 3-1, Son Heung-min mori pronësinë rreth 20 metra larg portës.
Davies arriti ta zë jug-koreanin përkundër se ishte edhe nja 20 metra më larg, por e dinte se puna e tij është ta ndalë Son.
Sa hap e mbyll sytë, ai u rikthye dhe parandaloi atë që po dukej gol i sigurtë. /Periskopi.com/
WOW. Watch Alphonso Davies speed and recovery run here to catch Son. 20 yards. ? Been excellent at LB for Bayern the last month and a half. pic.twitter.com/R37KoI38lb
— Stu Holden (@stuholden) December 11, 2019












