Chelsea me ofertë për Wernerin

Skuadra e Chelseas ka bërë ofertë për sulmuesin gjerman Timo Werner, i cili luan për RB Leipzigun, transmeton Periskopi. Sipas “Daily Mail” tashmë Chelsea i ka ofruar ekipit gjerman 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Wernerit gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell Periskopi. Në fakt, Werner në kontratën e tij të re që e […]
Sipas “Daily Mail” tashmë Chelsea i ka ofruar ekipit gjerman 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Wernerit gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell Periskopi.
Në fakt, Werner në kontratën e tij të re që e ka firmosur me RB Leipzigun deri në vitin 2023, ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 30 milionë eurosh.
Sulmuesi 23-vjeçar, edhe këtë edicion ka shkëlqyer te ekipi gjerman, duke shënuar 23 gola dhe asistuar dhjetë herë në 25 paraqitje në të gjitha garat.
Werner ka edhe 29 ndeshje e 11 gola me Kombëtaren e Gjermanisë kurse karrierë ka bërë edhe te skuadra e Stuttgartit.












