Chelsea e sheh tmerrin me sy para shortit: Mund të përballet me gjigantët kryesorë evropianë

Chelsea ka kaluar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, duke u renditur në pozitën e dytë në Grupin G. Fitorja e Valencias në Amsterdam ndaj Ajaxit, zbriti blutë në vendin e dytë në grup, që do të thotë se në fazën tjetër pritet të kenë punë shumë të vështirë. Chelsea i ka […]
Fitorja e Valencias në Amsterdam ndaj Ajaxit, zbriti blutë në vendin e dytë në grup, që do të thotë se në fazën tjetër pritet të kenë punë shumë të vështirë.
Chelsea i ka pesë kundërshtarë të mundshëm në rrethin e ardhshëm, katër prej të cilëve janë shumë të fortë.
Ekipi i Franck Lampard do të përballet më një nga Barcelona, Juventus, Bayern Munchen, PSG apo Leipzig.
Në rastin më të mirë, londinezët do të takoheshin me Leipzigun.
Por, gjasat për të “peshkuar” këtë rival janë vetëm 20%.












