Çfarë pritet të ndodhë nesër në seancën konstituive të Kuvendit?

Çfarë pritet të ndodhë nesër në seancën konstituive të Kuvendit?

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën konstituive në të cilën parashihet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Megjithëse ende nuk ka një marrëveshje finale ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e koalicionit qeverisës,  nuk dihet nëse partia e parë që doli në zgjedhjet e parakohshme parlamentare […]

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën konstituive në të cilën parashihet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Megjithëse ende nuk ka një marrëveshje finale ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e koalicionit qeverisës,  nuk dihet nëse partia e parë që doli në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, LVV do të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Njohësi i çështjeve politike në vend Shkëlzen Maliqi, i ka thënë Periskopit se pret që marrëveshja LVV-LDK të arrihet me kompromisin e Vetëvendosjes për t’i lënë LDK-së mundësinë për propozimin e Presidentit, por në një moment tjetër, më vonë.

“Opsioni i parë është, ajo që është pritur edhe me herët, arritja e kompromisit rreth postit të Presidentit në moment të fundit. Mendoj se zgjidhja më e afërt është që LDK-së t’i pranohet e drejta me e propozua Presidentin, por më vonë kur afrohet koha për zgjedhjen e Presidentit të ri. Mund të ndodhë edhe ndonjë version tjetër i kompromisit, por nëse nënshkruhet koalicioni ecuria e mëtutjeshme është e garantuar dhe qeveria zgjidhet dhe fillon punën gjatë janarit”, ka thënë Maliqi.

Por sipas analistit të njohur kosovar, nëse nuk ka marrëveshje në mes LVV-së dhe LDK-së atëherë rrezikohet shkuarja në zgjedhjet jashtëzakonshme  në pranverë.

“Nëse s’ka marrëveshje sendet komplikohen, mund të dështojë procesi dhe të shpallen zgjedhjet në pranverë. Kjo do të ishte një situatë tejet e lodhtë që në përgjithësi nuk pëlqehet”,  ka thënë Maliqi.

Megjithatë, në rast se LVV dhe LDK nuk arrijnë të finalizojnë marrëveshjen për koalicionin qeverisës,  praktika e deritanishme ka treguar se nuk dihet se kur do të përmbyllet seanca me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Vonesat eventuale në konstituimin e Kuvendit nuk do të mund ta vinin në lëvizje as Gjykatën Kushtetuese, qoftë nga presidenti apo ndonjë organ tjetër.

Kjo është parë në dy palë zgjedhjet e fundit, ku kryeparlamentari ishte zgjedhur pas bllokadave në mungesë të marrëveshjes së koalicionit, ndërsa në vitin 2014 u kërkua interpretim prej Gjykatës Kushtetuese pas gjashtë muajsh bllokadë,

Rregullorja e Punës së Kuvendit nuk parasheh çka ndodhë nëse votimi  për kryetarin e Kuvendit i propozuar nga partia që ka dalë e para në zgjedhje është negative.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se propozimin për kryetar të Kuvendit e mban ekskluzivisht grupi më i madh parlamentar, qe i bie Lëvizja Vetëvendosje. Nëse nuk kalon i pari, duhet konsensus për emrin e propozimit tjetër të VV-së.

Meqenëse nuk ka afat për konstituim të Kuvendit, dhe veç LVV e ka të drejtën për propozim të emrit për kryeparlamentar, seanca mund të bllokohet.

Në seancën e nesërme ajo që pritet të ndodhë me siguri është betimi i deputetëve të legjislaturës së re. /Periskopi/

 

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin