Bundesliga e ngritë në qiellin e shtatë Rashicën: Ai nuk është aq larg Messit

“Milot Rashica nuk është aq larg Lionel Messit dhe Kylian Mbappes për gola për minutë në vitin 2019, por çfarë tjetër mund të dini për anësorin e Werder Bremenit”? Kështu e nis rrëfimin për yllin kosovar, uebfaqja zyrtare e Bundesligës. Rashica bëri debutimin e tij të në klubin e vendlindjes KF Vushtrria, në Kosovë. Ai […]
Kështu e nis rrëfimin për yllin kosovar, uebfaqja zyrtare e Bundesligës.
Rashica bëri debutimin e tij të në klubin e vendlindjes KF Vushtrria, në Kosovë.
Ai bëri debutimin e tij konkurrues në moshën 16 vjeçe dhe shënoie 9 gola në 21 paraqitje para se të transferohej në Holandë me Vitesse Arnheimin në verën e vitit 2015.

Fituesi i Superligës së Futbollit të Kosovës 2013-14 me KF Vushtrrinë, Rashica më pas e ndihmoi Vitessen të rrëmbente Kupën holandeze në fund të sezonit të tij të dytë në klub. Kur u nis për në Bremen në janar 2018, ai kishte regjistruar gjithsej 15 gola dhe 24 asistime në 100 paraqitje në tokën holandeze.
Rashica bëri debutimin e tij në Werder në fitoren 2-1 kundër Schalkes më 3 shkurt 2018 dhe hapi llogarinë e tij një muaj më vonë në një fitore 3-1 ndaj Kolnit.
Ishin, megjithatë, 8 golat e tij dhe 4 asistimet në 17 ndeshje të ligës gjatë gjysmës së dytë të 2018/19, fushata e tij e parë e plotë në ekipin gjerman, që i dha ngritje karrierës së tij. 10 ndeshje në ligë në 2019-20, anësori ka 6 gola dhe 3 asistime, si edhe 5 gola në 5 ndeshjet e tij të fundit në Kupën e DFB-së, shkruan faqja e Bundesligës.
Rashica renditet në pesë më të mirët për gola-minutë të të gjitha mesfushorëve ofensivë në pesë ligat më të mira të Evropës më 2019. /Periskopi.com/












