Bomber Muriqi i shënoi dy gola në fundjavë, vjen shpërblimi për të

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është duke kaluar në formën e tij jetësore me gjigantin turk, Fenerbahce, shkruan Periskopi. Së fundi, Muriqi arriti të shënoi dy gola për skuadrën e tij, duke e mposhtur Genclebirligin me rezultat të thellë 5-2. Në 14 ndeshje të zhvilluara në kampionatin turk dhe Kupë, bomberi shqiptar ka […]
Së fundi, Muriqi arriti të shënoi dy gola për skuadrën e tij, duke e mposhtur Genclebirligin me rezultat të thellë 5-2.
Në 14 ndeshje të zhvilluara në kampionatin turk dhe Kupë, bomberi shqiptar ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 3 asistime.
Forma e tij brilante ka siguruar që edhe në këtë javë të zë vend në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Turqisë. /Periskopi/













