Batatina paralajmëron risi në futbollin kosovar

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se ditë të mirë do të vijnë për futbollin e Kosovës, transmeton zeri.info Ai ka thënë se futbolli kosovar ka nevojë për një frymë të re, e jo me njerëz të korruptuar e të harxhuar. Ky është postimi i plotë i Batatinës: Po vinë ditë të mira për […]
Ai ka thënë se futbolli kosovar ka nevojë për një frymë të re, e jo me njerëz të korruptuar e të harxhuar.
Ky është postimi i plotë i Batatinës:
Po vinë ditë të mira për futbollin e Kosovës, gjithnjë duke i respektuar ata që dhanë për futbollin, ata që sakrifikuan, ata që e mbajtën gjallë me vite dhe të gjithë ata që djersitën fanellat e klubeve tona.
Atyre ju takon epoka e historisë, ndërsa tash duhet të mendojmë për profesionalizmin dhe rregullat e mirëfillta ku djersa e donatorëve të vlerësohet lartë, mjetet e tyre të mbrohen me dinjitet në ngritjen dhe avancimin e futbollit por edhe Superligën e Kosovës në nivele jo vetëm më të larta dhe të përafërta me shtetet e rajonit por edhe më lartë.
Pasi e dimë se rinia jonë janë të zymtë nga persona të prishur, të korruptuar por edhe të harxhuar, duhet një frymë e re dhe produktive për avancimin dhe ngritjen e futbollit kosovar. T.B












