Baseli mposhtet në shtëpi, ja çfarë bëri Edon Zhegrova

Edon Zhegrova me Baselin kanë pësuar humbje në kuadër të Superligës zvicerane. Luzerni i Idriz Vocas e Shkëlqim Demhasajt e ka mundur Baselin e yllit tjetër të Kombëtares, Edon Zhegrovës. Luzerni e mundi 2:1 në shtëpi Baselin. Idriz Voca e Edon Zhegrova që të dy ishin titullarë dhe e zhvilluan gjithë takimin. Zhegrova për paraqitjen […]
Luzerni i Idriz Vocas e Shkëlqim Demhasajt e ka mundur Baselin e yllit tjetër të Kombëtares, Edon Zhegrovës.
Luzerni e mundi 2:1 në shtëpi Baselin.
Idriz Voca e Edon Zhegrova që të dy ishin titullarë dhe e zhvilluan gjithë takimin. Zhegrova për paraqitjen e tij u vlerësua me notë mesatare, 6.6 në faqen e statistikave SofaScore.
Voca nga radhët e Luzernit ndërkaq, u vlerësua më mirë, 6.9 për paraqitjen e tij.
Në këtë përballje Zhegrova pati gjithsej 70 prekje të topit derisa pati 80% saktësi të pasimeve (28 pasime gjithsej).












