Barcelona mbeti e impresionuar nga ylli i Interit mbrëmë: Lufton me krejt çka ka për ta transferuar

Gazeta spanjolle “AS” raporton se drejtorët e Barcelonës ishin të impresionuar me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez në ndeshjen e mbrëmshme dhe janë të gatshëm ta aktivizojnë klauzolën e tij 111 milionëshe. Martinez dështoi të shënonte kundër blaugranëve, por ishte rrezik konstant për katalunasit, shkruan Periskopi. Ai dhuroi, megjithatë, asistimin për golin e Romelu Lukakut […]
Gazeta spanjolle “AS” raporton se drejtorët e Barcelonës ishin të impresionuar me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez në ndeshjen e mbrëmshme dhe janë të gatshëm ta aktivizojnë klauzolën e tij 111 milionëshe.
Martinez dështoi të shënonte kundër blaugranëve, por ishte rrezik konstant për katalunasit, shkruan Periskopi.
Ai dhuroi, megjithatë, asistimin për golin e Romelu Lukakut në “San Siro”.
Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë me vlerë prej 111 milionë eurove, mirëpo është aktive për vetëm dy javët e para të korrikut.
Interi thuhet se po punon për ta rinovuar kontratën e Martinezit, dhe shpreson ta largojë tërësisht klauzolën. /Periskopi.com/












